"Reforma në Drejtësi", Mogherini: Të miratohet me 2/3 e votave

Shqipëria

"Reforma në Drejtësi", Mogherini: Të miratohet me 2/3 e votave

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:49
Frederica Mogherini

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Frederica Mogherini ka deklaruar sot se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e thellë dhe tërësore.

Në një deklarët për mediat, përfaqësuesja e lartë e BE-së ka kërkuar takimi i nesërm i mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha të jetë takimi përmbyllës i diskutimeve.

Shefja e diplomacisë evropiane thekson se reforma duhet të miratohet me 2/3-t e votave, duke shtuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për votën e tyre.

“Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë.

Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.

Mogherini ka Reforma në Drejtësi duhet të shihet si një hap që Shqipëri duhet ta ndërmarrë nëse e dëshiron integrimin në Bashkimin Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat