Aksidenti, 3 vjet burg shokut të të ndjerit Atjon Zhiti

Kronikë e zezë

Aksidenti, 3 vjet burg shokut të të ndjerit Atjon Zhiti

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:22
Atjon Zhiti

Është dënuar me 3 vjet burg, shoku i Atjon Zhitit, i biri i Visar Zhitit që humbi jetën në një aksident rrugor në dhjetor të vitit 2014.

Serxho Martiniani ishte drejtuesi i motorit me të cilin u aksidentua i riu Zhiti. Për shkak të aksidentit të rëndë, 21-vjeçari Martiniani ka mbetur i paralizuar.

Ata po udhëtonin me një motor tip “Yamaha” në superstradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur në rrugë për shkak të shpejtësisë së lartë. Motori dyshohej se ecte me rreth 160 k/h.

Sipas policisë 19-vjeçari Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër. Ai ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua dhe u burgos nga diktatura komuniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat