Ronaldo: Rooney ende i rëndësishëm për Anglinë

Sporti

Ronaldo: Rooney ende i rëndësishëm për Anglinë

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 14:57
Christiano Ronaldo

Kapiteni i Manchester Unitedit ende ka për të dhënë për Anglinë, kështu mendon ish bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lavdëruar kapitenin e Anglisë, Wayne Rooney, duke thënë se ai është unik dhe shumë i rëndësishëm për Anglinë.

30 vjeçari ka bërë 111 paraqitje deri më tani për Anglinë, duke shënuar 51 gola. Rooney do të jetë kapiten i ‘Tre Luanëve’ në Euro 2016.

“Një ndeshje ndaj Anglisë do të ishte emocionuese për mua – për shkak të Wayne Rooney dhe për shkak të shumë gjërave tjera. Rooney është shndërruar në një lider dhe kjo nuk është aspak befasuese”, ka thënë ulli i Real Madridit për ‘Daily Mirror’.

“Gjithmonë kam thënë se ai një ditë do të bëhet yll dhe kapiten i Anglisë dhe tani ja ku është. Është një rol shumë i rëndësishëm për të pas kohës së David Beckham dhe John Terry”, shtoi Ronaldo.

“Anglia ka thirrur disa lojtar të rinj në këtë Evropian, mendoi se kjo është pozitive. Ata kanë një skuadër të mirë për të arritur së më lartë në Euro 2016. Më pëlqejnë shumë Vardy e Kane, ata kanë shënuar shumë gola në Premierligë. Ndoshta mund të takohemi në Euro 2016”, ka shtuar portugezi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat