I burgosuri politik, Sabri Novosella zbulon detaje tjera për Bardhyl Çaushin

Lajme

I burgosuri politik, Sabri Novosella zbulon detaje tjera për Bardhyl Çaushin

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 10:23
Sabri Maxhuni-Novosella

Maxhuni-Novosella ka thënë për media, se dëshmitar kundër tij ka dhe Sinan Stubllës ka qenë Bardhyl Çaushi, Avni Gjakova dhe Mazllum Polloshka.

Ai ka treguar se vetëm 3, nga 27 gjakovar kishin dëshmuar kundër ti dhe Stubllës.

“Unë dhe Sinan Stublla jemi burgosur në vitin 1970, në atë kohë nuk ka qenë në pushtet Millosheviqi të cilin në atë kohë as që e kanë përmend. Asnjë i akuzuar nuk mundët të dënohet pa dëshminë e dëshmitarëve. Dëshmitar kundër meje dhe Sinan Stubllës ka qenë Bardhyl Çaushi etj. Më duhet ta ceku me gjithë respektin që kam ndaj gjakovarëve: nga 27 dëshmitar që i kishte sjellë gjykata për të dëshmuar kundër meje dhe Sinan Stubllës, vetëm tre na akuzuan, ata ishin: Bardhyl Çaushi, Avni Gjakova dhe Mazllum Polloshka, ndërsa 24 të tjerë nuk na akuzuan, por në njëfarë mënyre edhe na mbrojtën, duke deklaruar se: nuk i kemi parë, nuk i njohim..”, thotë Maxhuni-Novosella për Indeksonline.
Ai thotë se sistemi i atëhershëm i ka shpërblyer ata që kanë dëshmuar kundër ndonjërit që kishte punuar për cështjen kombëtare.

E kjo kishte ndodhur edhe me Bardhyl Çaushin, që si shpërblim për dëshmin kundër Novosellës, ishte shpërblyer me bursë në Universitetin e Beogradit, ku më vonë edhe kishte doktoruar.

“Ka qenë rregull, që çdo prokuror, gjykatës, apo dëshmitar të cilët kanë kontribuar në dënimin dhe burgosjen e ndonjërit për veprimtari kombëtare, kundër okupatorëve sërbo-sllav, këta gjykatës, prokuror, dëshmitarë pushteti i atëhershëm i ka avancuar (si shpërblim). Kjo ndodhi edhe më Bardhyl Çaushin, të cilin e avancuan duke e dërguar në Universitetin e Beogradit, për të magjistruare, me bursën e okupatorëve sërbo-sllav, ku më vonë u bë edhe doktor i shkencave juridike”, thekson Maxhuni-Novosella.

Edhe profesori i çështjes kombëtare, Zekiria Cana, sipas Novosellës, kishte shkruar një shkrim që argumonetonte veprimet e Bardhyl Çaushit.

“Për veprime të Bardhyl Çaushit ka qenë një shkrim i gjatë i shkruar nga Prof.Dr. Zekiria Cana, i cili argumentonte për veprimet e Bardhyl Çaushit në shërbim të okupatorëve sërbo-sllav, shkrim ky Ii cili u botua në gazetën “Rilindja” pasi u ndalua të botohej në Prishtinë, botohej në Tiranë”.

Një debat la nisur në mes Maxhuni-Novosellës dhe Vetëvendosjes. Novosella kishte publikuar një status në Facebook ku ka treguar se si është dënuar me dëshmin e babit të njërit nga nënkryetarët e Vetëvendosjes. Kjo ka bërë që të vazhdojnë deklartat dhe kundërdeklaratat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat