Ja kush janë gratë e pasura të Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Ja kush janë gratë e pasura të Kuvendit të Kosovës

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 09:02
Kuvendi i Kosovës

Ndër deputetet më të pasura sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës është Time Kadriraj.

Ajo ka një pasuri të përbashkët në vlerë prej 395 mijë eurove ndërsa vitin e kaluar ka blerë një banesë prej 45 mijë eurosh.

Kursimet e deputetes Kadrijaj në bankë kapin vlerën prej 30 mijë eurove e keq nuk qëndron as me të hyrat vjetore, ajo merr 23 mijë euro nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës.

Përveç saj edhe Teuta Haxhiu ka pasuri të bollshme, sipas deklarimit të bërë.

Vlera e pasurisë së paluajtshme të saj është 300 mijë euro, poashtu është në procedurë për të blerë një banesë prej 40 mijë eurove.
Ajo që qëndron mirë nga gratë e Partisë Demokratike të Kosovës është Margarita Kadriu – Ukelli.

Pasuria e trashëguar e saj ka çmimin 350 mijë euro, ndërsa ka 100 mijë euro kursime në bankë, e i ka të huazuara 160 mijë euro.

Kolegja e Kadriut, Labinotë Murtezi – Shala ka deklaruar afro gjysmë milioni euro toka e shtëpi, të cilat thotë se janë blerë nga vjehrri I sajë.

Ajo me paratë nga paga si deputete ka arritur të blejë një veturë golf, ndërsa veturën tjetër Passat e traktorin i’a ka siguruar vjehërri.

Kushtet mirë ekonomiksht i ka edhe Flora Brovina.

Banesa e saj ka çmimin 65 mijë euro, ndërsa të hyra vjetore ka 25 mijë euro.

Duda Balje me lokal 200 mijë euro

Ajo që dallohet nga shoqet e saj të PDK- së, për shkak të pasurisë së vogël është Ganimete Musliu.

Krejtë cfarë ka deklaruar deputetja janë 7 mijë euro kursime në bankë.

Ndërkaq nga radhët e minoriteeve ajo që ka regjistruar pasurinë shifra të mëdha në AKK është Duda Balje, lokali, banesa e saj e toka kushtojnë 500 mijë euro.

Vozit një veturë “Tojota” që ka vlerën prej 12 mijë eurove, derisa ka 31 mijë euro të hyra vjetore.

Ndërkohë Jelena Bontic i ka 72 mijë euro në bankë, ka veturë 10 mijë euroshe, të hyrat vjetore të saj janë 24 mijë euro duke i përfshirë pagat dhe mëditjet.

E nga Vetëvendosje Alma Lama ka 2 banesa të përbashkëta në vlerë 110 mijë euro, 17 mijë euro në bankë, e një shifër të njëtë e merr edhe nga të hyrat vjetore.

Deputetet në Kredi

Ajo që duhet të kalojn kah bankat në vendin tonë çdo muaj për t’i paguar këstet është Albulena Haxhiu. Vlera e kredisë së saj është 9 mijë euro.

Në Vetëvendosje duket se Haxhiu nuk është e vetmja që është në kredi. Edhe Aida Dërguti ka detyrime financiare në vlerë prej 29 mijë eurove.

Kredi prej 8 mijë eurove për blerjen e garazhit dhe të banesës duhet të paguajë edhe Vjosa Osmani.

Ndërsa edhe Melihate Tërmokolli e Blerta Deliu janën në kredi.

Tërmokolli duhet të paguajë 18 mijë euro e Deliu 10 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat