Rrëfehet Ish boksieri shqiptar që u burgos pse festoi për Muhammad Alinë

Boksi

Rrëfehet Ish boksieri shqiptar që u burgos pse festoi për Muhammad Alinë

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 07:27
Muhammad Ali

Boksieri Muhammad Ali adhurohej edhe në Shqipëri. Por në fillim të viteve ‘70, në kuadër të luftës kundër liberalizmit, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit.

Ahmet Golemi, ish-gazetar sportiv dhe ish-boksier, ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos.

Golemi u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë për të festuar këtë fitore.

Për Top Channel ai ka rrëfyer se ka qëndruar nën arrest nga data 30 tetor 1974, deri më 14 tetor 1978.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat