A e konsideron veten ndër femrat më seksi Çiljeta?

Mediale Vip

A e konsideron veten ndër femrat më seksi Çiljeta?

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 23:51
Çiljeta Xhilaga

Ka një kohë që Çiljeta Xhilaga e ka bërë publike ndarjen nga partneri i saj duke deklaruar se është ‘single’. Në ndërkohë, edhe pse është bërë nënë qe disa vite, shumëkush e konsideron si njërën prej femrave më seksi shqiptare.

Gjatë një interviste për Bluetooth, këngëtarja ka thënë se është e rëndësishme që të ndihesh mirë me fizikun që ke.

“E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Unë edhe më herët jam quajtur ndër femrat më seksi në vend, pavarësisht statusit që kisha, ndaj jam e lumtur që të gjithë mendojnë se mbetem ende ndër femrat më seksi në vend”, ka thënë ajo.

Duket se në këtë periudhë, ajo është angazhuar vetëm te karriera e saj, duke lënë pas jetën private. “Ky është momenti që unë të punoj dhe të flas për karrierën dhe jo për jetën time private”, është shprehur Çili.

Ndryshe, Çiljeta është në përgatitje të një kënge të re të punuar nga Elgit Doda e që do ta sjellë në bashkëpunim me Altin Sulkun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat