Ymeri i del në mbrojtje kryetarit Agim Bahtiri

Lajme

Ymeri i del në mbrojtje kryetarit Agim Bahtiri

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 16:31
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për siç thotë ai, pas sulmeve të orkestruara ndaj tij.

“Një seri sulmesh të orkestruara kanë nisur së fundi kundër Kryetarit të Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Nga presionet e kërcënimet, deri tek sulmi me armë zjarri që ndodhi së fundi në objektin e Komunës së Mitrovicës”, shkruan Ymeri në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ymeri thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndërhyjë tek raporti midis qytetarëve të Mitrovicës dhe udhëheqjes komunale, por do t’i jap mbështetje të parezervë kryetarit Bahtiri në kundërshtimin që po i bën planeve të Serbisë për ndryshimin e kufijve kadastralë të Komunës së Mitrovicës.

Sipas Ymerit, në këtë kauzë ai duhet ta ketë mbështetjen e të gjithëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat