Rama në Kongresin e PDIU: Do të mbështesim çështjen çame, gara me mitet nuk sjell asgjë të mirë

Shqipëria

Rama në Kongresin e PDIU: Do të mbështesim çështjen çame, gara me mitet nuk sjell asgjë të mirë

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 12:53
Rama në Kongres

Kryeministri Rama ka sqaruar në kongresin e PDIU-së se nuk ka kthim pas për çështjen çame e theksoi se zgjidhja e saj është vetëm çështje kohe.
“Qeveria jonë do ta mbështesi fuqimisht me rrugë ligjore çështjen çame dhe gjithçka që kam deklaruar këtu sot. Çështja çame është vetëm çështje kohe”, tha Rama.

Lidhur me pretendimet ndaj Greqisë, Rama u shpreh se gara me mitet nuk i ka sjellë asnjë të mirë fqinjësisë së vendeve, dhe se kjo garë i përket së shkuarës. Sipas Ramës, vendit i duhet një patriotizëm modern.

“Jam i kënaqur që ndodhem në një grupim të lindur çam, por të zhvilluar tej kësaj partie. Gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë mes fqinjësisë mes vendeve popujve, gara se kush i ka më të mëdhenj heronjtë e së shkuarës, është një garë që i takon së shkuarës, gara me mitet asgjë të mirë fqinjësisë e komuniteteve. Gara me mitet i takon së shkuarës.

Vendit i duhet patriotizëm modern, patriotizëm që merr energji nga kombëtarja e që shumëfishohet nga heqja e barrierave mes shqiptarëve. Një patritotizëm që i shërben për mirë vendit. Interesi kombëtar jo një interes pathosi. Interesi kombëtar një sinergji pozitive që duhet të na bashkojë”, u shpreh Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat