Basha: Rama poshtëroi emigrantët shqiptarë duke u thënë se janë si Elvis Roshi

Shqipëria

Basha: Rama poshtëroi emigrantët shqiptarë duke u thënë se janë si Elvis Roshi

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 13:07
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi të mërkurën aleatin e ri të Partisë Demokratike, partinë Liri Demokraci dhe Etikë (LDE) dhe sulmoi edhe një herë tjetër para mediave kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e Elvis Roshit.

“Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama, i cili poshtëroi miliona emigrantë shqiptarë duke u thënë që të gjithë jeni si Elvisi. Nuk besoj se emigrantët tanë kanë marrë pjesë në përdhunime në grup apo trafik droge. Kjo tregon mentalitetin e inkriminuar të tij dhe tregon se largimi i Roshit, përtej të qënit një frut i ligjit të dekriminalizimit, është i pamjaftueshëm sa kohë që arkitekti i kriminalizimit të politikës e justifikon krimin”, deklaroi Basha.

Duke folur për aleancën e re, kreu demokrat tha se “vlerat tona janë një Shqipëri e pastruar nga krimi. Ka parti që mbledhin vota me emërime korruptive në administratë dhe me kriminelë, por PD-ja e ka derën të mbyllur për këto parti dhe ka qëllim t’i zhdukë nga politika e vendit. Shqiptarët meritojnë parti të larguara nga krimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat