Beqaj: Basha, një gënjeshtar publik përsëritës nëpërmjet shpifjes

Shqipëria

Beqaj: Basha, një gënjeshtar publik përsëritës nëpërmjet shpifjes

Më: 30 maj 2016 Në ora: 17:56
Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën e sotme të procesit gjyqësor për padinë ndaj Lulzim Bashës, me objekt shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, ka deklaruar se kryetari i PD-së është një gënjeshtar publik. Në një njoftim për mediat nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se ministri Beqaj në seancën e sotme është shprehur se, ka sjellë përpara trupit gjykues një sfidë për të ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Eshtë një sfidë që nuk ka të bëjë me mua personalisht, pavarësisht se unë jam njeriu që ka firmosur për ta sjellë atë politikan këtu. Duke kërkuar gjykimin dhe dënimin penal të këtij shtetasi për konsumimin në mënyrë të vazhdueshme të armëve të përdorimit dhe dëmtimit në masë: shpifje dhe fyerje, kam dëshiruar ardhjen e një sërë pasojash, që e përsëris, nuk kanë të bëjnë me mua si individ”, është shprehur Beqja.


Ai ka thënë se, në këtë proces, kërkon që të ofrojë “një mundësi sado modeste dhe një kontribut sado minimal në rivlerësimin e fjalës publike, të peshës dhe të përgjegjësisë së saj”. “E shpërdoruar në vite, e keqpërdorur në dekada, e papërgjegjshme në thelbin e saj, fjala në politikë është shndërruar në një armë që qëllon kuturu, krijon zhurmë e panik, por krijon pasoja të qëllimshme dhe kërkon përfitime të paligjshme e me synime të përcaktuara qartë. Por jo të ndershme!”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, i cili ndodhet në një përballje gjyqësore me kreun e PD-së për akuzat e tij për përfitime të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat