Asambleja e NATOS-s në Tiranë, bisedohet për kërcënimin rus

Shqipëria

Asambleja e NATOS-s në Tiranë, bisedohet për kërcënimin rus

Më: 28 maj 2016 Në ora: 19:53
Asambleja e NATO-s

Rusia dhe kërcënimi i saj ndaj vendeve anëtare të Aleancës, ka qenë kryefjala e ditës së parë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Tiranë.

Në çeljen e punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i saj, Michale Turner, e ka renditur këtë çështje, ne prioritetet kryesore te Aleancës.

“NATO sot përballet me një mjedis të ri ku Rusia e sheh aleancën si kundërshtare dhe do shikojnë si do e trajtojmë këtë kërcënim, apo edhe kërcënimet bërthamore të saj”, u shpreh Turner.

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, cilësoi si provokim vendosjen e sistemit te raketave ne Rumani.

Në samit doli në pah përplasja mes Armenisë e Azerbajxhanit të pranishëm në takimin e Tiranës.

Terrorizmi, kërcënimi nga ISIS dhe refugjatët ishin disa nga pikat e tjera të diskutuar gjatë samitit.

Për Bruno Tertrais, drejtuesit të Fondacionit për Kërkime Strategjike, këto dy çështje nuk duhet të ngatërrohen mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat