Reforma në drejtësi, tre ish-presidentë i nisin letër Metës

Shqipëria

Reforma në drejtësi, tre ish-presidentë i nisin letër Metës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:14

Tre ish-presidentët, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, e Bamir Topi, kanë nisur një letër drejtuar kreut të Kuvendit Ilir Meta, Grupeve Parlamentare, anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi, si dhe anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në letër ish-krerët e shtetit parashtrojnë tri çështje, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore si dhe rëndësinë e zgjedhjes së presidentit nga popullli.

“Së pari, është dhe mbetet jetike për vendin realizimi i plotë dhe në kohë i reformës në drejtësi. Përpjekjet e ekspertëve tanë dhe të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias, për jetësimin e reformës, meritojnë vlerësim dhe konfirmim me vullnet të qartë politik nga partitë politike parlamentare. Reforma në drejtësi është mbi të gjitha në dobi të vendit, të reformave, të procesit integrues, të qytetarëve, të cilësisë së demokracisë dhe në fund mund të jetë një çështje me interes pragmatist të partive të caktuara politike. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duhet pranuar që ky interes i fundit të bëhet dominues dhe të marrë peng vendimarrjen e nevojshme për reformën në drejtësi”, thuhet në letër.

Letra në fjalë iu dorëzua edhe dorazi kryetarëve të forcave parlamentare në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat