Reagon Tahiri për akuzat e forta të Bashës

Shqipëria

Reagon Tahiri për akuzat e forta të Bashës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:15

Ministri i Punëve të Brendshme Saimit Tahiri tha se është i gatshëm të përballe me drejtësinë nëse akuzat e forta që lideri i opozitës Lulzim Basha bëri mbrëmë në “Opinion” janë të vërteta.

Kreu demokrat akuzoi me emra drejtues të Policisë së Shtetit për lidhje të tyre me Emiljano Shullazin, me kushërinjtë Habilaj të ministrit Tahiri dhe me botën e krimit.

Nëse këto akuza janë të vërteta – tha Tahiri- atëherë Basha a bëjë publike dosjen dhe ta cojë në Prokurori.

“Ka disponilitetin tonë të plotë për cdo hetim në lidhje me akuzat që ka. Me logje për të mbushur kohën televizive unë nuk kam kohë të merrem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat