Mediu: Të unifikohet e djathta, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore janë thelbi i shtetit

Shqipëria

Mediu: Të unifikohet e djathta, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore janë thelbi i shtetit

Më: 6 maj 2016 Në ora: 12:36

Partia Republikane, në kuadër të përgatitjeve për fushatën elektorale, thirri sot në një takim drejtuesit e qarqeve dhe degëve në rrethe të PR-së.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, në fjalën e tij tha se duhet një qëndrim i unifikuar i së djathtës dhe i opozitës në tërësi. Ai e konsideroi Reformën në Drejtësi, si hap themelor për rikthimin e shtetit brenda kuadrit ligjor, si dhe nënvizoi se e djathta nuk duhet te kete prioritet të saj, Reformën Zgjedhore.

Mediu, theksoi se “e djathta duhet patjetër të ketë qëllime të kristalizuara mbi objektivat e Reformës Zgjedhore, si implementimi i listave të hapura, identifikimi, numerimi dhe votimi elektronik, financimi i fushates elektorale nga buxheti i shtetit, çka do të sjellin një garë të ndershme dhe do te zhveshin Kuvendin e Shqipërisë, nga sistemi korruptiv dhe i pazareve me perfaqesuesit e qytetareve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat