Komisioni i CEZ-it, Bushati: Partia Demokratike të mos bojkotojë më

Shqipëria

Komisioni i CEZ-it, Bushati: Partia Demokratike të mos bojkotojë më

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:39

Në komisionin hetimor për çështjen e CEZ-it, mazhoranca ka propozuar deputeten Vasilika Hysi për detyrën e sekretares së këtij komisioni.

Bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme të komisionit, të drejtuar nga Edmond Spaho, deputeti socialist Ervin Bushati i kërkoi opozitës që të mos i bojkotojë mbledhjet e komisionit.

Bushati u shpreh se “nëse duam të ecim shpejt, mos e bojkotoni mbledhjen”.

Ishte deputeti demokrat, Gent Strazimiri, i cili iu përgjigj Bushatit duke i thënë: “Taksirat e ke, shko thuaj Edi Ramës mos bëjë me gjëra që nuk duhem, se ne nuk bojkotojmë me qejf”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat