Shkullaku: Situata e sigurisë, më e rënda në 15 vitet e fundit

Shqipëria

Shkullaku: Situata e sigurisë, më e rënda në 15 vitet e fundit

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:22

“Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk ka dalë më kohëve të fundit për të bërë krahasimet në përqindje të të vrarëve në “kohën e rilindjes” me ata në “kohën e Saliut”. Atij tani i duhet të përballet me një situatë të rëndë të sigurisë në vend, ndoshta më e rënda në 15 vitet e fundit. Një situatë, ku ministri dhe qeveria ndihen të paralizuar për shkak të pamundësisë që i krijuan vetes për të vepruar”.

Kështu shkruan analisti Armand Shkullaku në një shkrim të radhës.

“Si shpjegohet që krime të kryera në mes të ditës nga elementë të dyshuar për aktivitet kriminal, nuk zbulohen dhe parandalohen? Si ka mundësi që pas çdo krimi rezulton të paktën një punonjës policie i implikuar? Pse dekonspirohen aksionet e policisë dhe deformohen provat në vendngjarjet e krimeve? Gati dy vjet më parë u vra në mes të Tiranës bankieri Artan Santo dhe ende nuk dihet asgjë për autorët. Një vit e ca më parë u rrëmbye dhe u zhduk Enver Stafuka nga persona të veshur me uniformë policie, i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj komisar Dritan Lamajt, dhe policia ende nuk mund të thotë se çfarë ka ndodhur me të. Një vit ka kaluar edhe nga atentati në mbikalimin e Kasharit ndaj Emiljano Shullazit dhe përsëri nuk ka autorë. E deri te dy atentatet e fundit në zonën e bllokut, atij ndaj Ajet Zeqajt dhe më pas Elton Çiçës, ku në rrjetën e krimit të organizuar gjenden edhe peshq të mëdhenj e të vegjël nga uniformat blu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat