Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 6 maj 2016 Në ora: 08:31

Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, përjashtim bëjnë zonat malore veriore të cilat do të kenë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të izoluar.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat malore verilindore - juglindore duke gjeneruar shira të karakterit lokal.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale, termometri do të ngjitet deri në 25 gradë celsius.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pothuajse i gjithë kontinenti Evropian do të jetë në ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshëm duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë në pjesën më të madhe të tij.

Konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqitet motit për vendet perëndimore, një pjesë e Mesdheut, rajoni i Balltikut, si edhe vendet e Europës Lindore.

Ndërsa, zhvillimi i një qendre me presion të ulet atmosferik në jugperëndim të Europës do të kushtëzojë vranësira dhe shira në gadishullin Iberik. Po ashtu, me vranësira dhe shira do të jetë moti për Evropën juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat