Basha: Ja zyrtarët e lartë të Policisë që kanë lidhje me Shullazin…

Shqipëria

Basha: Ja zyrtarët e lartë të Policisë që kanë lidhje me Shullazin…

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:49

Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka bërë akuza të forta ndaj zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit për lidhje të tyre me Emiljano Shullazin dhe botën e krimit.

Nga studio e “Opinion” në “Tv Klan”, kreu demokrat nuk ka ngurruar të flasë me emra konkretë të zyrtarëve që sipas tij ndihmojnë organizatat kriminale të trafikut të drogës. Duke treguar para kamerave një dosje prej së cilës lexonte edhe emrat, Basha tha se, Partia Demokratike ka një materiale të plotë me emrat e mbi 80 oficerëve të Policisë së Shtetit të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ndihmë të bandave të krimit.

“Janë shenjat e gishtërinjve që ka lënë Shullazi në komisariate, se Shullazi nuk firmos me dorën e tij është Saimir Tahiri që bën transferime”,- u shpreh Basha.

Ja emrat:

Besmir Qibini – zëvendësdrejtor i Doganave – Sipas Bashës Qibini është përfaqësuesi i Shullazit në polici.

“Është lidhja e drejtpërdrejt e Emiljano Shullazit me policinë. Ky, zëvendësdrejtor i Doganave, dyshohet për lidhje të ngushta dhe është akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Ka një rol edhe në vrasjen e Çiços. Uroj që prokuroria ta zbardhë. E kujt ishte arma? A ishte arma e në zyrtari të lartë të policisë së shtetit”, tha Basha.

Gëzim Zhupi – drejtor i kufirit në Vlorë është emri i dytë që u përmend nga Basha për lidhje me krimin.

Jag Çela – Në këtë rast, Basha denoncoi një ngjarje të 24 prillit të këtij viti, ku sipas tij patrullat e policisë janë marrë në telefon dhe i është thënë të lejojnë 40 kamionë të ngarkuar me pleh organik në drejtim të Pyllit të Selenicës.

Sipas Bashës kjo bëhej në favor të vëllezërve Habilaj, kushërinjve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët i akuzoi se kultivojnë mijëra bimë narkotike kanabis sativa.

Ermal Muça

Engjëllush Avdyli

Alban Ahmetaj – avokat

Disa prej këtyre rasteve sipas Bashës janë denoncuar, por PD theksoi ai do të vijojë që nesër të denoncojë rast pas rasti.

Fevziu: I keni çuar në Prokurori?

Basha: Kush ju thotë që jo. Çdo informacion që PD ka për shkelje të ligjit dërgohet në organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat