"Sali, pse i çon fjalë biznesmenit që akuzon, që të mos bëjë padi ndaj teje?"

Shqipëria

"Sali, pse i çon fjalë biznesmenit që akuzon, që të mos bëjë padi ndaj teje?"

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:20

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, kërkoi sot përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të deputetit socialist, Erion Braçe.

Shkak është bërë reagimi që Braçe pati nga vendi në momentin kur Paloka doli në foltore, menjëherë sapo ishte larguar prej saj Berisha, i cili mbajti një fjalim shumë të gjatë.

Vetë Braçe e ka sqaruar këtë episod nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“As që kam fyer kënd!! Isha në derën e fundit, në dalje të sallës dhe i thashë Sali Berishës: Sali, përse i çon fjalë atij biznesmenit që akuzon këtu që të mos bëjë padi ndaj teje?
Natyrisht, ky burrë je ti!

Iku duke bërë sikur nuk dëgjonte!

Kurse këtë tjetrin as e njoh fare.
Nëse mosnjohja e këtij është fyerje, atëherë kanë të drejtë!!

Ndërkohë kam që në orën 11:00 që pres të flas në Kuvend dhe rri e dëgjoj fyerjet, sharjet, shpifjet banale të një krimineli si Sali Berisha ndaj kujtdo në sallq apo jashtë saj!!

Të toleruara pa fund!!
Kaq!”, shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat