Denoncimi i deputetes demokrate: Gjeni çfarë mungon në Kuvend?

Shqipëria

Denoncimi i deputetes demokrate: Gjeni çfarë mungon në Kuvend?

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:05

Deputeteja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, ka postuar në rrjetete sociale, dy fotografi që ka bërë para pak minutash në sallën e Parlamentit, ku në foltore duket deputetja socialiste Esmeralda Shkjau.

“Drejtperdrejte nga Kuvendi i Shqiperise. Gjeni cfare mungon?!”, shkruan Halimi.

Kuptohet qartë se për çfarë e ka patur fjalën parlamentarja.

Në fakt, pas koleges së saj Shkjau, në zonën ku dudhet të ndodhet kabineti qeveritar është një zbrazëti e plotë.

Me sa duket, ministrat dhe kryeministri nuk e kishin përfunduar ende kafen afat-gjatë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat