PD-ja anulon mbledhjen e grupit me ambasadorët Lu e Vlahutin

Shqipëria

PD-ja anulon mbledhjen e grupit me ambasadorët Lu e Vlahutin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:52

Partia Demokratike ka anuluar për arsye të panjohura mbledhjen e grupit parlamentar që pritet të mbahej nesër.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjet e 3 grupeve parlamentare.

Mësohet se dy diplomatët Lu dhe Vlahutin do të marrin pjesë të premten në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së në orën 14:00 dhe atë të LSI-së në orën 15:00.

Selia blu pritet të dalë ditën e hënë me një qëndrim përfundimtar rreth draftit final të reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat