Mbledhja e grupeve të PS, PD e LSI me ambasadorët, Blushi: Tallje me shqiptarët

Shqipëria

Mbledhja e grupeve të PS, PD e LSI me ambasadorët, Blushi: Tallje me shqiptarët

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:33

Lajmin se Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin do të merrnin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të PD, PS dhe LSI, Deputeti Ben Blushi e konsideroi si tallje të ndërkombëtarëve me politikën shqiptare.

Duke folur në parlament, ai tha se kjo tallje është kostoja e sabotimit të Reformës në Drejtësi nga klasa politike shqiptare.

Duke folur për këtë çështje, Kryeministrin Edi Rama tha se investimi i ambasadorëve në miratimin e Reformës bëhet për të bindur opozitën që ta votojë.

Në kohën kur në seancën plenare bëheshin këto diskutime, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u njoftuan se mbledhja me ambasadorët është anuluar, pa u dhënë arsye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat