Berisha batuta në Kuvend për Ramën dhe pleqërimin me Koçon

Shqipëria

Berisha batuta në Kuvend për Ramën dhe pleqërimin me Koçon

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:20

Ish kryeministri Berisha rikthehet në Parlament pas 10 ditësh përjashtim dhe duket se ka vendosur të kompensojë edhe kohën e seancës së kaluar.

Përmes një fjalimi të gjatë ai e quajti Ramën një zhgaravitës duke iu referuar pikturave të tij, ndërsa deputetët socialistë i quajti tendermenë.

Batutat e Berishës

Berisha për Ramën: Edi Ramës, i dhashë një këshillë që ma kishte dhënë në fëmijërinë time të hershme një mësues ndaj të cilit i jam shumë mirënjohës, mos lexo asgjë që s’kupton, para të tjerëve se del byk, byk, dhe e vërteta është që këtë këshillë njeriu i vetëm që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, sepse po ti përmbahet kësaj do flasë vetëm për zhgaravinat dhe asgjë tjetër, që s’ia hedh kush sytë për foto, llogje, retorikë boshe. Je i pafajshëm se nuk di çdo të thotë ky bazohet zhvillimi, nuk di zhvillim i qëndrueshëm, je tabula rasa në këto koncepte atëherë flet ashtu si fole, nuk di ç’do të thotë investime, klimë biznesi, rritje ekonomike, borxh publik, ndaj dhe flet këtu pak më të thënë analfabet, por analfabet plus disa gjëra të tjera mbrapa.

Berisha-deputetëve të PS: o tendermenë, tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, po ju jeni tendermenë, ka dhe ca të tjera, por tendermenë po,

Berisha-Ramës: Mësoje mirë o zhgarravitës, se zhvillimi fillohet me rrugën

Berisha- Ramës: U ktheve te Adil Çarçani, e ktheve në kohën e Çarçanit Kryeministrinë pa asgjë teknologjike, në një kohë kur në mbarë evropën e-kabinetet janë domosdoshmëri, jo luks, por me ato kursen taksapaguesve bojë e letër, daktilografistë e shkresëbërës, i zhduke këto i ktheve në kohën e dajë spiros. Tu zgjua geni e të tërhiq mbrapsht. Hiqi se i vuri armiku Berisha dhe me armikun ka politikë zero dhe e dogje kabinetin.

Berisha për Shkëlqim Canin: Ku e ke anglishtfolësin (Arben Ahmetaj), coja se anglisht lexon ai të paktën, po ti që kishe lexuar sje aty, ti si lexoje ato. Turp që pyet se je i sektorit, ti jap unë po deshe, ti coj unë nëse nuk i ke ti. Ku lanë larot këtu që bëjnë kërdinë, të vijnë të huajt këtu, nuk vjen njeri më.

Berisha për Ramën: Pse me të miat (investimet e huaja të ardhura para 2013) do jetosh ti? Dështimin tënd se mbulon dot me sukseset e mia. Firomose tubat, ato të kanë ngelur shkarravinat, puna është se vendi ka nevojë për investime.

Berisha për pleqërimin me Koçon: Kësaj zonjës që doli dhe tha këtu për investimet, vetëm në fshatrat e bregut, janë investuar 37 mln euro nga BB. Kanë ngelur vetëm 1 ose 2 rrugë të vogla pa asfaltuar dhe në vend të më falenderosh mua pasi të kam krijuar gjithato kushte të pleqërosh me Kocon, se hera e parë në jeten time të dëgjoj një burrë që do pleqëroj me një burrë tjetër, në respkt të plotë të ligjeve të këtij vendi të shpallura nga unë, i qëndroj besnik dhe i respektoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat