Ambasada amerikane apel qytetarëve pas dënimit të imamëve

Shqipëria

Ambasada amerikane apel qytetarëve pas dënimit të imamëve

Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:42

Ambasada amerikane në Tiranë, me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare, si dhe në rrjetet sociale, ka ftuar të gjithë qytetarët e saj të rilexojnë masat e sigurisë të cilat u publikuan në faqen e saj në muajin prill. Ky apel i hapur vjen në një kohë kur Gjykata dha vendimin për dënimin me burg të 9 imamëve dhe pas acarimit të mbështetësve të tyre dhe kërcënimeve në sallë ndaj gjyqtarëve të cilët janë marrë në mbrojtje.

“Ambasada amerikane nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik për ndonjë shtetas amerikan.

Sidoqoftë shtetasit amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Gjithashtu duhet të shmangin çdo tubim që mund të zhvillohet pa gjyqit. Gjithashtu duhet të jenë në koherencë me mediat vendase për t’u informuar në lidhje me gjithë zhvillimet”, thuhet ne njoftimin e ambasades.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat