Shpërthimi i ambasadorëve dhe shpërthimi për vrasjen e Enton Nikës

Shqipëria

Shpërthimi i ambasadorëve dhe shpërthimi për vrasjen e Enton Nikës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:31

Pjesëmarrja në komisionin e Reformës në Drejtësi nuk është i vetmi veprim i pazakonte i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Këtë javë ata kanë marrë vendimin të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore në vend.

Duke nisur nga e premtja, Lu dhe Vlahutin do të jenë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe më pas tek grupi socialist dhe LSI-ja.

Të hënën demokratët duhet të thonë vendimin e tyre për draftin kushtetues, ndërsa pjesa e qeverisë e ka deklaruar paraprakisht qëndrimin.

Shpërthimi i ambasadorëve vjen në kohën kur politika po heziton për të miratuar reformën në drejtësi.

Ndërkohë, shpërthimet për vendimet e drejtësisë në vend nuk ndalen.

Ja çfarë shkruan gazetari Artan Hoxha në FB: “Për qiell e për dhe, a ka burra ky vend. Prokuroria kërkoi 121 vite burg për 5 personat e akuzuar per vrasjen live të Enton Nikajt në Linzë… ndërsa gjykata e “trembur” nga kërcënimet e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pavarësisht pamjeve video, vendosi t’i dënojë të pestë personat me vetëm 21 vite burg gjithsej… Kush e gjen se sa e kanë pasur vlerën financiare ato 100 vite burg që mungojnë nga pretenca e prokurorisë deri në vendimin e gjykatës?!!!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat