Shkurtimet, 200 infermierë të pushuar nga puna në 4 muaj

Shqipëria

Shkurtimet, 200 infermierë të pushuar nga puna në 4 muaj

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:49

200 infermierë janë pushuar nga puna përgjatë 4 muajve me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë. Urdhri i Infermierit i ka dërguar një letër institucionit të drejtuar nga ministri Beqaj, ku parashtron problemet me të cilat po përballen infermierët.

Sipas Urdhrit, që nga Janari 2016 deri më sot janë shkarkuar 200 infermierë. Kreu i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi thotë se nga njëra anë po pushohen infermierët e vjetër dhe me përvojë dhe nga ana tjetër po punësohen infermierë të rinj pa përvojë.

Këta infermierë, thuhet në letrën dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, po punësohen në shërbimin e Urgjencës dhe të check up-it, gjë që reflekton uljen e cilësisë së Shërbimit.

Sipas Urdhrit të Infermierit, duhet të bëhet një rregullim institucional dhe nuk duhet të hidhen në rrugë infermieët e vjetër dhe me eksperiencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat