Zbatimi i dekriminalizimit - Harito: Faza e vetëdeklarimit përfundoi me sukses, do të nisë verifikimi

Shqipëria

Zbatimi i dekriminalizimit - Harito: Faza e vetëdeklarimit përfundoi me sukses, do të nisë verifikimi

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:29

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito e konsideron të përmbyllur me sukses fazën e parë të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.


Harito: Mund të themi që kjo fazë e parë është konkluduar me sukses sespe pati një ndërgjegjësim të përsonave që ishin subjekt i ligjit dhe erdhën me shumicë sigurisht kohët e fundit, por mund të konstatojmë se sipas parashikimeve ata që duhet të dorëzonin formularët e vetëdeklarimit i kanë dorëzuar.


Në studion e lajmeve të Ora News, Harito deklaroi se pas vetëdeklarimit do të nisin fazat më komplekse të proçesit.


Harito: Informimi i institucioneve dhe publikimi i listave do të ketë një fazë që është faza e verifikimit të të dhënave të gjendjes civile. Pas kësaj kemi një fazë tjetër që është edhe më komplekse, që është faza e vërtetimit të gjendjes gjyqësore.


Si drejtuese e Ministrisë që ndjek direkt proçesin e dixhitalizimit, Harito zbuloi se brenda majit do të nisin transmetimet në Tiranë dhe brenda gushtit në të gjithë ultësirën perëndimore.


Harito: Në zonën e Tiranës janë bërë testimet dhe brenda pak javësh, brenda muajit maj, alodmenti i Tiranës që është ndër më të mëdhenjtë kalon nga transmetimet analoge në dixhitale. Po kështu do të ndodhë me gjithë zonën e ultësirës perëndimore, ku është rreth 70% e popullësisë, besoj brenda gushtit do të ketë kaluar e gjithë kjo zonë në transmetime dixhitale për transmetuesin publik. Kjo gjë i hap rrugën dhe i lehtëson kalimin në transmetime dixhitale të gjithë operatorëve lokalë.


Për ligjin e tregtisë online që shkaktoi debate në kohën kur u propozua, Ministrja Harito tha se drafti tashmë përfshin dhe propozimet e grupeve të interesit dhe pret bekimin e institucioneve ndërkombëtare për tu futur në proçedurat parlamentare.


Harito: Jemi duke e konsultuar dhe me partnerët ndërkombëtarë, me OSBE dhe Këshillin e Europës që janë partnerët që merren me këto çështje, po presim dhe përgjigjet e tyre dhe pastaj do të kalojmë me proçedurën e zakonshme.


Harito theksoi se përmirësimi i shërbimeve për qytetarët është një prej prioriteve të Ministrisë që ajo drejton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat