Reforma në drejtësi - PD, të premten mbledh grupin parlamentar me praninë e Lu-s dhe Vlahutin

Shqipëria

Reforma në drejtësi - PD, të premten mbledh grupin parlamentar me praninë e Lu-s dhe Vlahutin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 00:38

Paralajmërimet e forta të ambasadorit amerikan në Tiranë për miratimin e reformës në drejtësi, duket se kanë vënë në lëvizje klasën politike.
Partia Demokratike ka vendosur që të mbledhë të premten Grupin e saj parlamentar për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.
E veçanta e kësaj mbledhje është fakti se të pranishëm do të jenë edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin. Mbledhja është parashikuar për të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat