Berisha: “Edvin Frroku u dorëzua, pranoi vrasjen, dëshmoi se Edi Rama është kryekriminel”

Shqipëria

Berisha: “Edvin Frroku u dorëzua, pranoi vrasjen, dëshmoi se Edi Rama është kryekriminel”

Më: 4 maj 2016 Në ora: 22:49

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së bërë nga ish-deputeti Mark Frroku për gjykim të shkurtuar, duke pranuar akuzat për vrasje që i bëhen nga Belgjika.

Berisha në profilin e tij të Facebooku-ut ka shkruar se “Sot Edvin Frroku u dorëzua, pranoi vrasjen, dëshmoi se Edi Rama është kryekriminel”.

“Sot deputeti i Edi Ramës, Mark Frroku, që kishte mohuar me dhjetra herë para mediave në parlament dhe gjykatë krimin e tij të shëmtuar të ekzekutimit të të riut Aleksander Kurti dhe implikimin e tij në trafik droge dhe prostitucioni, pranoi krimin e tij të shëmtuar dhe kërkoi gjykim te shkurtuar. Kjo ndodhi pasi kreu i krimit te organizuar ne Shqiperi, Edi Rama u damkos dhe dështoi ne mashtrimin e tij te pafytyrë për te mbuluar vrasjen e Frrokut.

Rama, edhe pasi opozita lexoi ne parlament vendimin e denimit te Frrokut per vrasje, deklaroi me dhjetëra here se ne grupin parlamentar te Partisë Siçiliste nuk ka vrasës. Kjo ndodhi pasi Edvin Frroku fshehu për muaj te tere dokumentet e Interpolit belg qe kërkonin Mark Frrokun te denuar per vrasje ne Bruksel. Kjo ndodhi pasi Hollanda arrestoi mikun tjetër te Edvin Rames, vëllain e Mark Frrokut, Arben Frrokun, te cilin Edi Rama e nisi jashtë dhe nuk e shpalli ne kërkim ndonëse i dënuar përjetë me vendim te formës se prere nga gjykata!

Vëllezërit Mark dhe Arben Frroku janë vrasës, pra kriminele, por Edi Rama, qe beri gjithçka te mbuloje vrasjet dhe krimet e tyre te shëmtuara e ti shpëtojë nga zbatimi i dënimeve te dhëna nga drejtësia, është kryekriminel”, ka shkruar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat