Basha: Rama zvarrit reformën në drejtësi

Shqipëria

Basha: Rama zvarrit reformën në drejtësi

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:37

Partia Demokratike këmbëngul në qëndrimin e saj se penguesi i vërtetë i reformës në drejtësi është Edi Rama.

Këtij qëndrimi i mëshoi edhe Lulzim Basha në rrjetet sociale për deklaratën e bërë po përmes tyre nga kryeministri, që tha se Partia Socialiste dhe maxhoranca është gati ta votojë që këtë javë reformën në drejtësi.

“Ka 2 vjet që gënjen. A nuk u tha të njëjtën gjë dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Për 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qëllim çdo përpjekje për një reformë të mirëfilltë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin”, shkruan Basha.

Basha thotë se Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftojë, mbrojë dhe votojë një reformë në drejtësi që jep drejtësi dhe dënon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmërisht me qeverinë e këtij që në 2 vjet ju vodhi 2.2 miliardë euro shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat