Arrestimi i Frrokut, MD dërgon në Holandë kërkesën për ekstradim

Shqipëria

Arrestimi i Frrokut, MD dërgon në Holandë kërkesën për ekstradim

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:27

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar këtë të mërkurë se ka dërguar në Holandë kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut.

Përmes një njoftimi për shtyp, MD ka bërë me dije se, bashkë me kërkesën për ekstradim është dërguar edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për Frrokun.

Konkretisht, Apeli e ka dënuar Frrokun me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat