Mark Frroku pranon vrasjen e shqiptarit në vitin 1999

Shqipëria

Mark Frroku pranon vrasjen e shqiptarit në vitin 1999

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:57

(E plotësuar) - Ish-deputeti Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 1999.
Kërkesa është dorëzuar nga avokati i tij, ndërsa Gjykata do të vendosë sot në orën 14:00 nëse do ta pranojë ose jo këtë kërkesë.

Në gjuhën juridike, gjykimi i shkurtuar nënkupton se i pandehuri e ka pranuar veprën penale për të cilën akuzohet.

Nga procesi gjyqësor i shkurtuar, i akuzuari përfiton uljen e dënimit me 1/3 që gjykata jep me vendim. Frroku akuzohet për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë.

Më herët gjatë seancave gjyqësore, Frroku nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë krim.

Vrasja në Belgjikë, Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar

Ish-deputeti Mark Frroku ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Kërkesa e Mark Frrokut është bërë avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që Gjykata do të vendosë sot në orën 14:00 nëse do ta pranojë kërkesën. Gjykimi i shkurtuar nënkupton pranimin e veprës penale dhe uljen e 2/3 së dënimit që jepet nga gjykata.

Mark Frroku akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë, ndërsa vetë ish-deputeti ka thënë më herët se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat