Reforma në drejtësi, Manjani: Askush nuk beson te gjyqësori

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Manjani: Askush nuk beson te gjyqësori

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:48

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se “askush nuk beson te gjyqësori”. I pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Sistemi i drejtësisë, në udhëkryqin e transformimit”, organizuar nga universiteti “Luarasi”, Manjani tha se për këtë arsye, duhet të bëjmë një gjykatë më të besueshme me njerëz profesionistë.

Sipas Manjanit, gjyqësori nuk funksionon siç duhet, e për këtë zgjidhjet më të mira bëhen me konsultime.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt.

Meta është shprehur se “jemi në momentin e finalizimit të ndryshimeve Kushtetuese”. Sipas tij, duhet garantuar edhe llogaridhënia e sistemit. “Mos miratimi i reformës në drejtësi mban peng edhe axhendën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit shtoi se ndryshimet duhen bërë sa më shpejt “jo pas një jave, pas një muaji apo pas një viti, pasi shqiptarët janë të lodhur me këtë çështje”.

Ndërkohë në lidhje me dakordësinë me palën tjetër, ai tha se “baza e konsensusit është shumë më e gjerë sesa diferencat”.

Meta shtoi se zgjedhjet po afrojnë, dhe dallimet më të mëdha bëhen me reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat