Paloka, letër Ramës: Bëj transparencë për stadiumin

Shqipëria

Paloka, letër Ramës: Bëj transparencë për stadiumin

Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:48

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, nëpërmjet të cilës kërkon transparencë të plotë mbi projektin e stadiumit të ri të kombëtares.

Në letrën e tij Edi Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë projektin e miratuar nga KKT-ja, kontratën e partneritetit publik-privat, kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qëndrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit, procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese dhe dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT-ja në miratimin e këtij projekti.

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit dhe jo sportin e qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat