I shpallur në kërkim, arrestohet në Tiranë 28-vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim, arrestohet në Tiranë 28-vjeçari

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:52

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Erion Begajn, 28 vjeç nga Vlora i shpallur në kërkim për plagosjen e një personi në 2015.

Ndalimi i tij u bë rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të martës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka shpallur në kërkim, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia bën me dije se Begaj më datë 26 shkurt të vitit të shkuar ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale A. H., në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat