Shqipëria, pjesë e debateve politike në Britani

Shqipëria

Shqipëria, pjesë e debateve politike në Britani

Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:59

Prej ditësh, Shqipëria vijon të mbetet pjesë e debateve që lidhen me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Debatet lindën pas deklaratës së Sekretarit britanik për Drejtësinë Michael Gove, i cili tha se në rastin e një Brexit-i, partneritetin e saj me Evropën, Britania mund ta zëvendësojë me një marrëveshje të tregtisë së lirë me vende si Shqipëria.

Krahasimi i periudhës post daljes nga BE, me lidhjen që sot Shqipëria ka më unionin evropian nuk u prit aspak mirë nga mbështetësit pro qëndrimit në BE, të cilët filluan që të aludojnë se Britania do të bëhet si Shqipëria pas daljes. Diskutimi ka kaluar tashmë në problemet që, Shqipëria ka me krimin e organizuar, korrupsionin apo terrorizmin.

“Një në 20 të burgosur në burgjet britanike është shqiptar”, thuhet në media. Në “mbrojtje” të Shqipërisë ka dalë Miriam Durantez, juriste e njohur në vend dhe njëkohësisht bashkëshorte e ish-zv/kryeministrit, Nick Clegg. “Shqipëria është një vend që po mundohet të bëhet pjesë e BE-së e për këtë arsye dhe po punon për të forcuar sundimin e ligjit mbi tranzicionin drejt një ekonomie tregu të plotë”, shkruan juristja.

Durantez nuk lë pa lëvduar bukuritë natyrore të vendit tonë, apo ushqimin që siç thotë, i ka lënë pa mend të afërmit e miqtë e saj që kanë ndaluar këtu dhe si për ta bërë më të besueshme të gjithën, postoi dhe një recetë të fërgesës aq të preferuar prej turistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat