126 vjet burg për “imamët” që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in

Shqipëria

126 vjet burg për “imamët” që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:37

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 126 vjet burg 9 personat e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për ISIS-in në Shqipëri.

Kështu, sipas vendimit të Gjykatës të dhënë sot, Bujar Hysa dhe Genci Balla, dy imamët e vetëshpallur janë dënuar me 18 dhe 17 vjet burg.

Gjithashtu, Gjykata ka dënuar me 17 vjet burg edhe Gerti Pashjen, ndërsa me 16 vjet burg Zeqir Ymerin.

Orion Reçi dhe Vervi Morava janë dënuar me nga 13 vjet burg, po aq sa edhe Edmond Balla. Ndërsa Fadil Muslimani ka marrë 12 vjet burg dhe Ardit Tola 7 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat