KLD mblidhet për gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Shqipëria

KLD mblidhet për gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:02

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur këtë pasdite për të shqyrtuar rastin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha.

Mbledhja ka nisur rreth orës 18.30 nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Më herët ishte Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të arrestuar për korrupsion.

Manjani u kërkoi gjyqtarëve të tjerë që të distancohen nga fenomene të tilla.

Ministri u bëri apel të gjithë qytetarët që hasin në fenomenin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë t’i drejtohen prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat