Berisha paralajmëron Ramën: Edhe Presidenti i Hondurasit takoi Obamën 6 muaj para arrestimit

Shqipëria

Berisha paralajmëron Ramën: Edhe Presidenti i Hondurasit takoi Obamën 6 muaj para arrestimit

Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:47

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka komentuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë dhe takimin me Presidentin Barack Obama.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, Berisha ka paralajmëruar arrestime në kuadër të reformës në drejtësi, duke bërë një krahasim me vizitën e Kryeministrit Rama në SHBA.

“Lidhur me qënien e tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Hondurasit 6 muaj para arrestimit ishte në Shtëpinë e Bardhë në zyrën ovale. Dhe biseda që u bë ishte për korrupsionin”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ish-Kryeministri shtoi gjithashtu se një faktor kryesor për vizitën e Ramës në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë fakti që Shqipëria do të marrë 2 mijë muxhahedinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat