Kreshniku provon ta ndalë festën e pranimit në UEFA

Shqipëria

Kreshniku provon ta ndalë festën e pranimit në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 18:50

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA u prit me shumë gëzim nga politikanë në Prishtinë dhe Tiranë, por ndryshe nga ata mendon lideri i Aleancës Kuqezi Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu
Sipas Spahiut, “sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë! Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm”, shkruan Gazeta Express.

Spahiu sulmoi edhe kreun e FFK’së, Fadil Vokrrin.

Ky është postimi i Spahihut në rrjetin social Facebook:

“LAJM I KEQ: UEFA u prit me duartrokitje, pa menduar pasojat. Sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë!

Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm. Ata që do përfitojnë do jenë bajraktarët si Fadil Vokrri që duan të jenë të parët në katundin e tyre.

Në këto kushte s'na mbetet gjë tjetër vetëm t'u bëjmë thirrje ndërgjegjjes dhe zemrave të futbollistëve shqiptar në jug apo veri të Shqipërisë: "Qëndroni dhe bashkohuni vetëm me kombëtaren kuqezi dhe braktisni gjysmën verdh e blu".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat