Berisha takon ambasadorin LU

Shqipëria

Berisha takon ambasadorin LU

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:55

Ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan Donald Lu, me të cilin diskutoi për Reformën në Drejtësi dhe perspektivën e këtij procesi.

Zyra e shtypit pranë ish-kreut të qeverisë sqaron se ambasadori Lu e njohu atë me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme, si dhe me punën që kanë bërë këto ditë nga ekspertët ndërkombëtarë.

Nga ana e tij Berisha është shprehur se opozita është forca politike më e interesuar për Reformën dhe se nëse ekziston vullneti politik i sinqertë, ajo mund të votohet me konsensus të plotë në parlament.

Ish-kryeminsitri Berisha është ndalur edhe tek gjendja e kriminalitetit në vend, që sipas tij është tepër shqetësuese, duke e vënë theksin në mënyrë të vecantë tek lidhjet e kryeministrit Rama me Arben Frrokun.

Ambasadori Lu dhe ajo e BE-së Vlahutin janë takuar më herët edhe me kreun e komisonit për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ndërsa në orët e pasdites pritet të takohen edhe me kreun e opozitë, Basha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat