Kandidaturat për në Kushtetuese, Paloka: Do zbatohen ligjet në fuqi, reforma nuk është miratuar

Shqipëria

Kandidaturat për në Kushtetuese, Paloka: Do zbatohen ligjet në fuqi, reforma nuk është miratuar

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:29

Për sa kohë reforma në drejtësi nuk është miratuar, kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese do të përzgjidhen nga ligjet në fuqi, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, pas takimit me presidentin Bujar Nishani.

Kreu i shtetit është duke zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare, lidhur me kandidaturat e paraqitura për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“U njohëm nga presidenti me kandidaturat. Nuk kemi asnjë preferencë, as kundërshti për emrat, pasi janë zbatuar kriteret. Duhet të zbatojmë ligjet që janë në fuqi, për sa kohë reforma në drejtësi nuk është miratuar”, është shprehur z. Paloka.

Në përfundim të procedurave të shpallura nga kreu i shtetit, u paraqitën 15 kandidatura për dy vende vakante, pas përfundimit të mandatit të Sokol Berberit dhe Vladimir Kristos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat