Nishani takime me partitë politike për anëtarët e rinj të Kushtetueses

Shqipëria

Nishani takime me partitë politike për anëtarët e rinj të Kushtetueses

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:42

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur konsultimet me partitë politike për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Takimi ka nisur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi për të vijuar gjatë ditës me takimet me krerët e grupeve parlamentare të partive politike.

Megjithëse kreu i Shtetit i ka zhvilluar edhe më herët takime të tilla konsultative, mazhoranca nuk i ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë, me pretendimin se nuk ka pasur konsultime për emra konkrete, por për procesin në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat