Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Më: 3 maj 2016 Në ora: 07:37

Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët. Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe jugore të vendit.

Herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime. Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvendosje të shirave drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor duke bërë që ultësira perëndimore të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim deri në 3 ballë.

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijnë nga Atlantiku do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe shira të dendura për pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit, herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere dhe rrufe.

Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal nga Skandinavia drejt rajonit të balltikut do të bëjë që edhe këto vende të dominohen nga vranësira dhe shira intensive.

Ndërsa, me kushte të qëndrueshme atmosferike do të paraqitet situata e motit për vendet perëndimore, gadishullin Iberik si edhe Europën Lindore ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat