Majlinda Bregu: Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI-në

Shqipëria

Majlinda Bregu: Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI-në

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:56

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu është e ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Ajo ka thënë se “problem i madh për PD dhe politkën shqiptare në përgjithësi është se aty nuk ka moral politik”.

“Morali politik është pornografi politike. Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI, nuk i jep askush të drejtë PD-së për të bërë aleancë më Ilir Metën”.

Bregu duke folur për Partinë Demokratike, ka thënë se kjo parti, pjesë e të cilës është duhet ta konsolidojë elektoratin e vet.

“Unë them se PD dhe të gjithë në jemi vonë për një tezë. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të konsolidojmë elektoratin tonë kah qendra e djathtë. PD ka një mision të ngritjes së saj dhe kjo nuk mund të kalojë duke parë Ilir Metën si shpëtimtar”.

Ajo ka thënë gjithashtu se halli i saj nuk është as Edi Rama e as Ilir Meta.

“Halli im është se si të rimëbëmbët Partia Demokratike”.

Ajo gjithashtu ka thënë se në Shqipëri ka pak njerëz që kanë ide të qarta politike.

“Nuk besoj se në mes të çështjeve të përditshme dhe realiteti civil nën këtë qeverisje do të ketë përmirësim. Nuk besoj se mund të ketë më keq se kaq. Ka pak njerëz në Shqipëri që kanë ide të qarta politike dhe një mision të qartë”.

Bregu gjithashtu është shprehur se “të replikosh Sali Berishën është totalisht e pamundur”.

“Një parti që ka ikur nga pushteti para tre vitesh do ta ketë të vështirë që të rikuperohet që të kthehet në pushtet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat