Gruaja që denoncoi Shullazin, Doda: Më shumë burrëri se 20 burra bashkë

Shqipëria

Gruaja që denoncoi Shullazin, Doda: Më shumë burrëri se 20 burra bashkë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:57

Pas publikimit të lajmit se një grua ka denoncuar në Prokurori Emiljano Shullazin për gjobvënie dhe grabitje të pronës, ka reaguar deputetja Mesila Doda.

Përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook ajo shkruan se policia duhet të marrë masat për të mbrojtur familjen e saj.

Sipas Dodës, kjo grua shërben si shembull inspirimi u kurajo, gjë që nuk e bënë dot burrat.

“Po lexoj lajmin e nje zonje qe ka pasur guximin te denoncoje Shullazin…

E çuditshme, nje grua ka pasur dinjitet dhe burreri me shume se 20 burra bashke, perfshi dhe 2 rektore qe e hengren turpin me buke pasi nakatosen nje vend te tere.

I drejtohem organeve ligjzbatuese dhe i kerkoj qe ndaj kesaj zonje dhe familjes se saj te vihen masa te veçanta mbrojtje me qellim qe te sherbeje jo si shembull dekurajues por si model inspirimi e kurajo.

Grate jane pjesa me e mire e ketij vendi”,- shkruan Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat