Berisha: Rama i ka kërkuar Frrokut të largohet nga Shqipëria

Shqipëria

Berisha: Rama i ka kërkuar Frrokut të largohet nga Shqipëria

Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:48

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se burime të brendshme nga Interpol Tirana sigurojnë se është Edvin Shullazi direkt, personi që nuk ka lejuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Arben Frrokut.

Po ashtu, Berisha ka thënë se garancin që iu dha Frrokut në takimin e kryeministrit Edi Rama me Frrokun me 20 qershor në Hotel Turizmin e Pukës, takim në të cilin Rama, i informuar për vendimin e gjykatës se apeli, i kërkon atij të largohet menjëherë nga Shqipëria.

“Edvin Shullazi nuk lejoi shpalljen ne kerkim te Arben Frrokut te denuar perjete per vrasjen e komisarit Lame!

Te dashur miq, burime te brendshme nga Interpol Tirana sigurojne se eshte Edvin Shullazi direkt, personi qe nuk ka lejuar shpalljen ne kerkim nderkombetar te Arben Frrokut, vrasesit Komisarit Lame, te denuar me denim te perjetshem nga Gjykata e Apelit Tirane. Kjo garanci iu dha Frrokut ne takimin e Rames me Frrokun me 20 qershor ne Hotel Turizmin e Pukes, takim ne te cilin Rama, i informuar per vendimin e gjykates se apeli, i kerkon atij te largohet menjehere nga Shqiperia duke e siguruar se nuk do te kishte vule ne pashaporte ne vend-kalimin kufitar te Shqiperise me Malin e Zi dhe se ai nuk do te shpallej nga interpol Tirana ne kerkim nderkombetar.

Frroku u ndalua per mungese te vules ne pashaporte ne piken e kalimit te kufirit shqiptar, por po me porosi te vet Rames, pas mesazhit qe mori nga vrasesi, Saje qorri bisedoi me kolegun e tij malazez dhe e lejuan te kaloje ne Kroaci. Pas arrestimit te Frrokut me dt 5 mars ne Hollande, Rama urdheroi Ardian Çipen dhe nje ndrikulle ne Interpol Tirana (qe kishte bllokuar dokumentat belge per vrasjen e Mark Frrokut, pra vellait te Arbenit) per te mos i derguar asnje te dhene Interpolit te Hollandes, ne menyre qe te kalonte afati i paraburgimit dhe Frroku te kerkonte, njelloj si shqiptaret e tjere, azil politik nga regjimi i Edi Rames dhe qeveria e tij, nje organizate e vertete kriminale!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat