Boçi: Rruga Qukës-Qafë Plloçë, projekt i qeverisë së PD-së

Shqipëria

Boçi: Rruga Qukës-Qafë Plloçë, projekt i qeverisë së PD-së

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:02

Partia Demokratike akuzoi kryeminisri Edi Rama se po mburret me projektet e opozitës, pasi punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë janë projekt i qeverisjes së PD-së.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një deklarate për mediat, pasditen e së hënës, u shpreh se “Rama i përqëndruar tek kullat e tij të betonit “harroi”, ose bëri sikur harroi, se rruga Qukës-Qafë Plloçë është tërësisht projekt i qeverisë së Partisë Demokratike dhe i financuar në fillimet e saj po nga PD, si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik e social të asaj zone”.

“Harroi që tashmë ajo duhet të ishte e përfunduar nga qeverisja e tij, si detyrim e premtim njëkohësisht”, tha Boçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat