Idrizi: Çështja çame është shumë afër zgjidhjes (Foto)

Shqipëria

Idrizi: Çështja çame është shumë afër zgjidhjes (Foto)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 12:24

- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat e saj në qytetin e Vlorës për procesin e zgjedhjeve brenda parties, që do zhvillohet në 21 maj, si edhe për anëtarësimet e reja.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi,tha se zgjidhja e çështjes çame është shumë afër.” Për çdo njeri që thotë, “kur do të zgjidhet çështja çame?” Unë po i them këtu sot se, çështja çame është shumë afër, është aq afër sa punojmë ne përditë, është aq afër sa ne marrim fuqi përditë, është aq afër sa ju na jepni fuqi për t’u imponuar në politikën shqiptare, për t’u imponuar kujtdo që nuk mendon si ne” – u shpreh ai.

Gjithashtu, Idrizi tha se me strukturimin e ri, PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe.” Deri më sot kemi qenë një parti fatlume, kemi patur shumë arritje, kemi shumë për të bërë, kemi qenë dhe jemi forca e katër politike në Shqipëri, 7 vjet parlamentare. Me këtë strukturim dhe organizim të partisë, me zgjedhjet midis nesh, ne jemi nisur të bëhemi një parti e madhe, një parti e të gjithë shqiptarëve që e duan këtë vend”, theksoi kryetari i PDIU-së.

Idrizi bëri apel që nisma e PDIU-së për heqjen e dekoratave të miratohet sa më parë në Parlamentin e Shqipërisë.

Ndërkohë deputetja Mesila Doda tha se që në vitin 2012-të i ka dërguar një letër ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkimin ekonomik, monetar dhe kulturor me të gjitha trevat shqiptare.

“Sot kemi një rrugë të kombit, që nuk është përdour pothuajse fare, kemi një vëllim këmbimi tregtar të Kosovës më të madhë me Serbinë se sa me Shqipërinë dhe kemi shqiptarë të coptuar. Sa herë bëhemi gati për një element të fuqishëm, na ndodh diçka, e cila ose është e sponsorizuar nga fqinjët ose armiku më i madh i vetes tonë, bëhemi ne shqiptarët” – u shpreh Doda.

Nga ana e tij Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të anëtarësohen në PDIU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat